‘Dua Lipa’ fut në grackë 60-vjeçarin/ Familja ka një muaj që e kërkon

Që prej 23 Marsit, një shtetas italian, 60-vjeç, është zhdukur prej banesës së tij dhe shkaku ka qenë ‘Dua Lipa’.

Por jo Dua që po mendoni ju… Një grua e cila e quan veten nëpër rrjete sociale ‘Dua Lipa’ ka qenë në kontakt me 60-vjeçarin që prej verës së shkuar madje ata e thërrisnin njëri-tjetrin nëpër mesazhe me fjalë nga më të ëmblat të tilla si ‘dashuria ime’.

Madje 60-vjeçari i kishte dërguar ‘Duas’ 5 mijë euro në dy këste të transfertave bankare.

Ata janë njohur nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, nga ku një gazetar i kishte shkruajtur dhe ‘Duas’ ku kjo e fundit ishte shprehur se nuk ishte në dijeni por nëse i jepnin 50€ ajo mund të dilte dhe të kërkonte së bashku me gazetarin.

Më pas ka ndërhyrë dhe vëllai i të zhdukurit i cili është shprehur se nuk ka problem nga asnjë lloj pagese thjesht i nevojitet një informacion rreth vëllait të tij ku gjithashtu ka shtuar se vëllai i tij tashmë i zhdukur ka patur probleme të vetmisë që prej ndarjes nga jeta të prindërve. Ai tregoi se ishte në dijeni për njohjen e të vëllait në rrjete sociale por e kishte marrë si një lojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com