‘Pse nuk e përkrah Meritonin’/ Ja çfarë thotë Sara

Në pyetësorin e krijuar nga vetë Sara, nuk kanë munguar pyetje nga më të ndryshmet. Më të shumtat e tyre lidhen me formatin e ‘BBV3’, ku Sara ishte pjesë por u përjashtua prej tij.

Teksa ka qenë banore e shtëpisë, ajo së bashku me partnerin e saj, Bardhin, kishin shumë afrimitet me Meritonin, i cili momentalisht është ende pjesë e garës, ku shumë herë ky i fundit u pa tepër afër me ish-banoren, ndërsa jashtë shtëpisë ato ‘gjeste’ u interpretuan ndryshe.

Sot Sara është pyetur pse nuk e mbështet më Meritonin dhe për këtë ish-banorja ka dhënë një ‘sqarim’ të gjatë:

“Po e shoh shpesh këtë pyetje. Sepse na sikletosët ju me memet të cilat më pritën jashtë paturpësisht. Shoqërinë e ne të treve e kthyet në perversitet dhe ne nuk guxonim ta mbështesnim publikisht sepse s’do bënte asgjë tjetër veçse do të krijonte keqkuptime. Tami më pyesni pse nuk e mbështet. Ju jeni hall me buaj hall me qe!”- shkruan Sara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com