Ditën e sotme, Gloria dhe Çiljeta janë përfshirë në një debat me njëra-tjetrën. (Kliko këtu.)
Ka qenë Çiljeta ajo e cila është drejtuar ashpër dhe me tone të lartë ndaj Glorias duke i kërkuar kësaj të fundit të ‘hiqej’ prej syve të Çiljetës dhe ndoshta mund të kishin një sqarim pasi këngëtarja të ishte qetësuar.
Pas kësaj Gloria ka biseduar me disa prej fermerëve të tjerë teksa ka shpjeguar arsyen pse ai debat ndodhi mes tyre.
Teksa ka biseduar me Dijonisin, Gloria ‘zbulon’ se çdo gjë kishte ndodhur për punët e shtëpisë.
E më pas ajo ka bërë një ‘paralajmërim’ teksa u shpreh se tani do e shikojnë se kush është në të vërtetë ajo.
“Ishte fillimi dhe herët, unë nuk do të vija me shpatë në dorë. Po ia leja të tjerëve atë shpatë. Tani që vjen, avash avash po bëhet muaji i parë, do më shikosh se çfarë jam.”- shprehet Gloria.