DETAJE / Plagosja e 17-vjeçarit në Shkodër, krimi në sy të prindërve të adoleshentit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një 17-vjeçari një natë më parë në njësinë administrative Bërdicë, në Shkodër.

Adoleshenti ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17- vjeçarit.

Gjithçka ndodhi për shkak të një konflikti mes dy familjeve për motive të dobëta. Autori i dyshuar i plagosjes, Gent Dushku, i cili është dhëndri i familjes me të cilën lindi konflikti, ka nisur një debat me babain e të plagosurit.

Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17-vjeçar, duke e lënë të plagosur.

Dëshmitar të ngjarjes kanë qenë si nëna dhe babai, të cilat kanë dhënë edhe dëshminë e tyre në polici.

Policia siguroi edhe prova të krimit në vendin e ngjarjes, ndërsa shpalli në kërkim autorin e dyshuar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com