Argita Berisha, Ilda Zhulali dhe Kleves Balliu kanë qenë drejtuesit e sotëm të protestës para Bashkisë Tiranë, protestë kjo që degjeneroi në përdorimin e molotovëve dhe dhunë ndaj policisë.
Gazetari Mero Bazë përmes ironisë shkruan sot në platformën X:
“Vajza e Saliit, vajza e Zhulalit, djali i Fariut protestojnë para bashkisë me parullën “Poshtë fëmijët e baballarëve”.
Tani Edi Rama dihet që ka hyrë në politikë nga rruga me këmbët e veta, Erion Veliaj nga rruga, kurse këta s’kanë emër dhe thirren ende me emra të baballarëve”.
/a.r