Françeska ka biseduar orët e para të mëngjesit të sotëm me disa prej banorëve të shtëpisë së ‘BBV3’, teksa ka folur për një eksperiencë personale të sajën.
Teksa banorët kanë nisur një diskutim lidhur me buliminë dhe anoreksinë, Françeska ka treguar se në adoleshencë ajo ka ‘luftuar’ me buliminë, që lidhet me çrregullimin e të ngrënit.
Më pas biseda ka vijuar dhe më gjerë ku Françeska është pyetur lidhur me periudhën që e ka kaluar këtë çrregullim.
Juli: Sa kohë ke pasur ti?
Françeska: Le të themi dy vite, në kohën e adoleshencës. Pastaj më ka kapur prapë një periudhë kur isha 20-vjeçe, e ndalova. Një periudhë tjetër kur isha 21-vjeçe dhe e ndalova prap dhe qysh atëherë i kam vënë një stop trurit. Kam fatin që kam bashkëshortin që më ndihmon shumë në jetën time!- është shprehur Françeska.