Prime i sotëm filloi me diskutime lidhur me krisjen në marrëdhënien e Meritonit dhe Romeos, të cilët kanë qenë miq tepër të mirë jashtë asaj shtëpie por dita ditësh po shohim një ‘urrejtje’ të madhe që ata kanë për njëri-tjetrin.
Ky raport i krijuar mes dyshes ka sjellë dyshime të mëdha lidhur me marrëdhënien që dyshja mund të ketë patur jashtë ambienteve të shtëpisë.
Ledion: Është shumë e largët ajo që ndodhi me ju në darkën e 13-janarit, dua të di prej Romeos pse gjërat kanë përfunduar deri këtu?
Romeo:’E kemi parë të gjithë, unë jam munduar t’i qëndroj në krahë Meritonit sepse njihemi që jashtë, kemi qenë shokë dhe është keqkuptuar dhe marrëdhënia jonë, është thyer në momentin që ai u fut në dhomë të rrëfimit dhe më uli për dikë tjetër që kishte 3-4 ditë që e njihte!
Unë e di që njeriu bën çdo gjë për lojën, por të shkosh në atë gradë që ka shkuar ai unë s’e kisha bërë kurrë.
Këto ditë unë kam kaluar shumë ditë të vështira. Kur kam thënë që ngacmon të dashurat e shokëve, e kam patur për Sarën e Bardhit, që s’e linte rehat apo jo? Edhe për Heidin, janë të dyja të dashurat e shokëve.’