“Gjin Gjoni do të përballet me SPAK”, Meçe: PD është ‘një sekt’, nuk ka asnjë proces zgjedhor!

Gjin Gjoni është zgjedhur drejtues i Rithemelimit për qarkun e Lezhës. Analisti Arben Meçe u shpreh se Partia Demokratike është vetëm një parti sekt, ku emërohesh dhe se nuk ka procese zgjedhore.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, analisti Meçe, tha se zgjedhja e Gjin Gjonit në Lezhë, tregon se gjithçka në Partinë Demokratike dirigjohet nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Kandidimi i tij në Lezhë lidhet me faktin që atë parti e ka drejtuar Berisha dhe vazhdon ta komandojë Berisha. Tani e ka tërhequr në katin e tetë të pallatit të tij. Ne e kemi të qartë që dirigjimin e asaj partie e bën Berisha dhe kanë vetëm një mesazh, pra mesazhin e Berishës. Gjin Gjoni është pasqyra më e qartë e të djeshmes e sistemit ligjor. Është një sfidë e plotë që Berisha po i bën sistemit të drejtësisë.

PD ka shpallur që nuk e njeh Vettingun, SPAK-un, sistemin e tanishëm të drejtësisë dhe në këtë mënyrë i kundërvihet sistemit të drejtësisë. Pra një person tashmë i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, i vendoset ballë për ballë në një pozicion politik. Është rasti i parti ku kryetari i partisë i një zone lokale delegohet nga Tirana, dhe kjo tregon se në çfarë gjendje është. Kjo gjë ndodh vetëm kur jemi në kushte të jashtëzakonshme”, theksoi më tej Meçe./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com