Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Bledi Çuçi deklaroi se lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, nuk ka asnjë pengesë nga mazhoranca për zbatimin e tij.
Teksa lexoi vendimin e Kushtetueses, Çuçi tha se sot gjendemi para një konflikti arsyetimi kushtetues dhe se çështja është procedurale.
“Duke qenë se sot kemi një vakum për t’u shprehur për kërkesën e 1/10 së deputetëve t’ja çojmë seancës për t’u shprehur”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste./m.j