Rikthimi i Meritonit dhe Eglës në BBVIP ka rindezur debatet me tone të ashpra në shtëpi. Meritoni është përballur me shumë nga banorët, por një përplasje me Romeon ka qenë ndër më të ashprat. Ky i fundit e ka akuzuar Meritonin si shkaktarin e eliminimit të Ilnisës.
“E nxore Ilnisën jashtë, e ke te shtëpia tani. Ti je këtu brenda, e nxore ti jashtë. Ti je këtu, ajo është jashtë për fajin tënd. Për fajin tënd, ajo është jashtë! Prej teje! Prej teje erdhi zarfi”, -ishin fjalët që Romeo i drejtoi Meritonit.
Madje, ai nuk ia kurseu akuzat Meritonit, duke i thënë se ka qenë pikërisht ai që ia ka prerë ëndrrat Ilnisës.
c