Dalja e Sarës nga formati i ‘BBV3’ ishte e bujshme, por akoma më shumë ishte vendimi i menjëhershëm që Bardhi mori për të lënë përgjysmë rrugëtimin e tij në ‘Big’ teksa u informua se nëna e tij nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Aludimet rreth marrëdhënies së Bardhit dhe Sarës, e cila filloi brenda katër mureve të ‘BBV3’, kanë qenë të shumta.
Disa kanë besuar e disa të tjerë jo…
Mirëpo nga postimet e çiftit duket se ata po shijojnë një romancë të shëndetshme me njëri-tjetrin, ku herë pas here shihen të dalin bashkë, madje ditëve të fundit Sara ka qenë tepër aktive në rrjete sociale duke treguar recetat e shijshme që gatuan për partnerin e saj.
Edhe mbrëmjen e sotme ka bërë të njëjtën gjë, ku gjithashtu ka ndarë një fotografi teksa qëndron ‘e strukur’ tek Bardhi ku shkruan: ’I lexojmë thuajse të gjitha mesazhet e tuaja plot merak çdo ditë! Jemi mirë, jemi të lumtur, ju duam sa s’ka!’