Eliminimi i Ilnisës/Romeo-Meritonit: Ti e doje jashtë atë! Ja preve ëndrrat

Dita e sotme nuk ka qenë dhe aq e qetë për banorët e ‘BBV3’. Meritoni dhe Egla janë kthyer përsëri në shtëpi mbrëmjen e djeshme, me të drejta të plota, një vendim ky i marrë nga vetë publiku.

Mirëpo ditën e sotme, Meritoni ka patur pothuajse gjithë shtëpinë kundër, por debatin më të ashpër dhe më të gjatë e ka zhvilluar me Romeon. (Kliko këtu)

Pak momente më herët Romeo e ka akuzuar Meritonin se është ai shkakëtari që Ilnisa ndodhet jashtë shtëpisë.

‘E nxorre Ilnisën jashtë, e ke te shtëpia tani. Ti je këtu brenda, e nxorre ti jashtë. Ti je këtu, ajo është jashtë për fajin tënd.Për fajin tënd ajo është jashtë. Prej teje! Prej teje erdhi zarfi.’- u shpreh Romeo.

Më pas Romeo i ka qëndruar ballë për ballë Meritonit duke i thënë në fytyrë se ai i ka prerë ëndrrat Ilnisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com