Pakti i PS me Rithemelimin në Kuvend/Grupi i dialogut ka në dorë 14 nisma ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar

Dy vite pas betejës në komisionet parlamentare se kush janë ish spiunët e sigurimit të shtetit në funksione publike, politika pritet ti japë fund këtij debati.

Struktura e posaçme parlamentare e ngritur pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit ka në dorë nismat miratimi i të cilave kërkon domosdoshmërisht konsesus politik pasi duhen minimalisht 84 vota për tu kaluar në Parlament.

Top Channel ka sigurua listën me 14 nisma që grupi i dialogut ka në dorë ku mes tyre spikat edhe ajo për pastrimin e politikës nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Pastrimi i politikës nuk do të thotë një Parlament pa ish-bashkëpunëtor të sigurimit, siç kërkojnë demokratët por edhe parti politike pa drejtues të tillë, pasi ky është synimi i nismës së të majtëve.

Grupit të dialogut i duhet të caktojë rregullat e lojës për parlamentaret e vitit 2025, pasi do të shqyrtohen propozimet e të gjitha palëve, qoftë nga grupimi Basha po ashtu dhe nga i Bardhi. Po ashtu ligjin zgjedhor kërkon që ta ndryshojë edhe aleati tradicional i demokratëve Fatmir Mediu, ndërsa socialistët edhe pse janë komod me ligjin e vjetër kanë gati nismën e tyre për ndryshimin e kodit elektoral.

Struktura e posaçme ka mbi tryezë edhe nismën e qeverisë për të ndërhyrë në kodin e procedurës penale, si dhe propozimin e Lulzim Bashës për të futur në burg deputetët që shpifin. Listës i shtohet edhe projekligji që mban firmën e Dashamir Shehit që kërkon reduktuar numrin e firmave për thirrjen e referendumeve nga 50 mijë në 10 mijë të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com