VIDEO/ Statuja e Lirisë “dridhet” nga tërmeti që preku New York-un

Dita e djeshme  ka qenë një ditë e pazakontë për banorët e qytetit të Neë York-ut, pasi si rrallë ndonjëherë, u ndjenë lëkundje tërmeti.

Lëkundjet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter prekën Bregun Lindor të SHBA-së paraditen e së premtes. Epiqendra e tërmetit ishte pranë Lebanon-it, New Jersey, rreth 64 km në perëndim të qytetit të New York-ut.

Ky është tërmeti me magnitutën më të madhe të rajonit në dekada. Guvernatori i New York-ut, Kathy Hochul deklaroi se infrastruktura në zonë ishte duke u inspektuar.

Kryebashkiaku i qytetit Eric Adams shtoi: “Nuk kemi ndonjë raportim për impakte madhore apo lëndime.”

Ndërkohë, në mediat sociale, reagimet kanë qenë të shumta nga qytetarë por edhe personazhe të njohura. Një video është publikuar edhe nga Statuja e Lirisë e cila lëkundet si pasojë e dridhjeve të tokës./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com