Një 34-vjeçar shqiptar u dënua me 24 muaj burg për kultivim kanabisi në Britaninë e Madhe. Sipas asaj që shkruan BBC, E.Nezaj u kap duke u kujdesur për 195 bimë kanabisi në një banesë ku besohet se jetonte.
Ai pranoi akuzën e prodhimit të drogës së Klasit B para gjykatës së Ipswich. Gjyqtari i çështjes, Richard Kelly tha se i pandehuri kishte një rol kyç në procesin e prodhimit të drogës. Nezaj, i cili shkoi në Britaninë e Madhe si azilkërkues, u arrestua më 19 Janar nga policia, pas dyshimeve se në pronën në fjalë kultivohej kanabis.
Gjykata u njoh me faktin sesi 34-vjeçari tentoi që t’i arratisej oficerëve duke kapërcyer gardhin rrethues të bahçes, e duke hedhur në rrugë një kosh plehrash. Megjithatë tentativa e tij dështoi.
Oficerët të cilët bastisën fermën e kanabisit, thanë se ajo bëhej fjalë për një sipërmarrje “profesionale dhe e organizuar”. Bimët e kanabisit ishin shpërndarë në 3 dhoma dhe në papafingo. E gjithë ndërtesa ishte përshtatur me pajisjet e nevojshme për kultivimin e drogës.
/a.r