Ylli argjentinas kërcënohet me jetë

Ángel Di María u kërcënua me vdekje pasi zbuloi se donte të rikthehej në klubin ku debutoi në vitin 2005. Sipas mediave të huaja, Di Maria u kërcënua me vdekje në Argjentinë, nga disa tifozë, ose pseudo-tifozë, të Rosario Central, që ishin kundër rikthimit të tij në klubin ku ishte rritur.

Përgjegjësit për këtë kërcënim mbërritën me një makinë dhe lanë një pankartë që paralajmëronte se as Maximiliano Pullaro, ku guvernatori i provincës “Santa Fe”, nuk do të mund ta ndihmonte nëse ai do vendoste të kthehej.

“Thuaji djalit tënd Ángel që të mos kthehet më në Rosario sepse në të kundërtën do të vrasim një pjesëtar të familjes. As Pullaro nuk do të të shpëtojë. Ne nuk hedhim copa letre. Ne hedhim plumba dhe do ketë njerëz të vdekur,”- shkruhet në pankartë.

Përballë këtij kërcënimi, Luis Petri, Ministër i Mbrojtjes i Kombit Argjentinas caktoi efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura në Rosario në një operacion për të gjurmuar përgjegjësit.

“Ne nuk do të shpërndajmë përmbajtjen e kërcënimit, sepse do të ishte në favor të këtyre organizatave kriminale që kërkojnë të krijojnë bujë publike”, shpjegoi policia argjentinase për kërcënimin e bërë. Por, po ashtu, theksoi se tek pankarta po analizohet nëse kanë mbetur gjurmë gishtash që mund të identifikojnë autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com