Një banesë në lagjen “28 nëntori” në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme (2 prill).
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi bën me dije se një i moshuar rreth 75 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia gjithashtu ka mbërritur në lagjen “28 nëntori” për zbardhjen e plotë të rastit./m.j