Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit “Vëllai i Madh” ka surprizuar sot banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip”. Një grup fëmijësh me spektrin e autizmit kanë recituar dhe kënduar këngë me mesazhe prekëse.
Të gjithë banorët u panë të emocionuar teksa dëgjonin tingujt e muzikës, por Meritoni nuk i ka mbajtur dot lotët. Ai është parë veç banorëve të tjerë duke qarë, ndërsa pranë i ka qëndruar Ilnisa.
Kujtojmë se pak kohë më parë moderatori rrëfeu se djali i tij Loari është një prej fëmijëve me autizëm. Nëse do ta fitonte këtë edicion të “Big Brother Vip”, Meritoni do t’ja dedikonte kauzës për djalin e tij.
Për më shumë shihni videon më poshtë: