“Babalja”, Salianji në Apel/ Juristi: Nëse jepet vendimi për dënim në formë të prerë, është shumë e rëndë

Më 12 prill në orën 10:00, do të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë për deputetin Ervin Salianji, i cili u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Lidhur me këtë dosje, juristi Romeo Kara ka thënë se nuk e njeh shumë si çështje, por nëse prokurorisë i janë ofruar fakte dhe prova, vendimi do të lihet në fuqi.

Sipas juristit, nuk mund të behet politikë me komplote e intriga dhe nëse jepet ky vendim në formë të prerë do të jetë shumë e rëndë.

Sakaq, ai ka theksuar se shpreson të merret një vendim i pandikueshëm nga asnjëra nga palët.

“Nuk e njoh në detaje dosjen që të shpreh me bindje se çfarë do të ndodhë. Po nëse prokurorisë i janë ofruar fakte dhe prova, me siguri kemi lënien në fuqi të këtij vendimi. Nëse jepet ky vendim në formë të prerë, mendoj që është shumë e rëndë. Tani nuk mund të bëjmë politikë, duke bërë komplote e intriga. Nëse kemi të bëjmë me këtë politikë, kjo politikë ka marra fund. Nuk e kam me personin, e kam me fenomenin.

Unë shpresoj që ata të mos ndikohen nga të dyja palët e politikës, njëra për ta dënuar dhe tjetra për ta liruar, por të japin një vendim të drejtë”, u shpreh Kara/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com