FOTO / 47-vjeçari qëllon me armë drejt banesës së familjarëve të tij, vihet në pranga

Një 47-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër. Ai ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij në zonën e quajtur “Ura e lumit”.

“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës. Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër”, njoftoi policia.

Mësohet se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Policia ka sekuestruar armën e gjahut me të cilën qëlloi 47-vjeçari.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com