Kryeministri Edi Rama, e ka nisur këtë të hënë me disa pamje nga kantieri i Portit të ri turistik në Durrës.
Rama shkruan në rrjetet e tij sociale po merr formë plazhi i ri që do të ofrojë një tjetër hapësirë jete, si vendpushim cilësor.
Kreu i qeverisë deklaron se investimi në këtë port do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash.
“Mirëmëngjes,dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.