Tronditëse! Sherri banal i merr jetën 18-vjeçarit në Tiranë

Aurelio Dervishi, 18 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë. Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri- tjetrin. Në sherr e sipër, Dervishi është qëlluar me thikë. Ai ka humbur jetën rrugës për në spital. Ende nuk dihen arsyet e sherrit dhe identiteti i autorit.

Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com