Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 39-vjeçari në Gjirokastër

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u kap në flagrancë teksa drejtonte një makinë në gjendje të dehur, si dhe mbante me vete një armë gjahu.

Faktikisht 39-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B. u kap dje nga blutë teksa drejtonte automjetin i dehur, por u arrestua sot pasi rezultoi se armën e gjahut e kishte pa leje.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com