ISIS-K nuk do ndalet me Moskën, Franca në rrezik nga sulmet terroriste gjatë Lojërave Olimpike

Moska është vetëm fillimi i një serie të re sulmesh dhe kanosjesh nga ISIS-K, pjesë e të ashtuquajturës Shteti Islamik.

Analistët besojnë se grupi ka një fokus në rritje në Evropë –dhe evente të tilla si Lojërat Olimpike të Parisit të këtij viti shikohen si objektiva të mundshëm për sulme terroriste.

Agjencitë evropiane dhe ato amerikane të sigurisë kanë rritur vigjilencën dhe po i kushtojnë vëmendje të shtuar kërcënimit nga grupimi terrorist.

Në muajin mars të vitit 2024 dy shtetas afganë u arrestuan në Gjermani, të akuzuar se po bënin “përgatitje konkrete” për të sulmuar parlamentin e Suedisë si hakmarrje për një varg djegiesh të Kuranit në Stokholm.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë. Fakti që dyshohet se ishin përfshirë shtetas nga rajoni i Taxhikistanit tregon se ISIS-K ishte përgjegjës; grupi ka pas vetes shumë anëtarë nga Azia qendrore dhe ka një rekord të komploteve të mëparshme në Rusi.

ISIS-K u krijua nëntë vjet më parë si një ‘provincë’ autonome e Shtetit Islamik, dhe pavarësisht nga shumë armiq, ka mbijetuar dhe ka dëshmuar se është i aftë për të nisur sulme në Pakistan, Iran dhe Azinë Qendrore.

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Erik Kurilla, thekson për CNN se ISIS-K “ruan aftësinë dhe vullnetin për të sulmuar interesat e SHBA-së dhe Perëndimit jashtë vendit në vetëm gjashtë muaj, pa paralajmërim të vogël ose aspak”.

Ekspertët e OKB-së dhe të tjerë – përfshirë shërbimet ruse të sigurisë – vlerësojnë fuqinë e ISIS-K në mes 4,000 dhe 6,000 luftëtarë.

Sanaullah Ghafari u bë udhëheqësi i grupit në vitin 2020 dhe, pavarësisht raporteve të herëpashershme për vdekjen e tij, analistët e terrorizmit besojnë se ai mbetet një udhëheqës efektiv.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com