“Big Brother VIP” ka arritur në ditën e 78 dhe sjelljet e pahijshme të banorëve me njëri-tjetrin shtohen dita-ditës.
Një ndër banoret më të komentuara për gjuhën e saj fyese në këtë sezon është aktorja Egla Ceno, e cila jo pak herë ka thyer rregullat.
Ajo ka qenë shpesh në qendër të kritikave për bullizimin e vazhdueshëm ndaj disa banorëve. Egla nuk ka lënë pa përmendur edhe fëmijët e disa prej konkurrentëve, ku përfshihet vajza e Ilnisës dhe së fundmi edhe ajo e Jetmirit.
Për këtë të fundit, Egla tha: “Ema, babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flen gjumë, kaq bën babi zemra është i detyruar tu heq jorganin, tu vre edhe mbeturina grave në krevat, Ema”.
Mirëpo ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen përpos komentit të Eglës për vajzën e Jetmirit është se faqja zyrtare e “Big Brother VIP” e ka fshirë këtë video nga çdo rrjet social të mundshëm, përfshirë Youtube, Instagram, apo Facebook.
Madje, edhe në artikullin e gazetës së “Top Medias”, shihet se kjo video është ‘Private’ dhe nuk mund të aksesohet më nga askush.
c