Sot pas mesnate akrepat do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024, do bëhet kalimi nga ora dimërore në atë verore.
Ky ndryshim i orës ndodh në orën 02:00 të mëngjesit në të dielën e fundit të muajit mars, kur akrepat zhvendosen dhe ora shënon 03:00.
Me orën verore, do të kemi më shumë ditë dhe më pak natë.
Ndryshimi i orës verore, do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën, por do të zgjohen 1 orë më parë në mëngjes.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë një orë pas.