Sonte u zhvillua dasma e impovizuar mes Romeos dhe Heidit, ku nuk munguan edhe urimet e shumta për çiftin brenda dhe jashtë shtëpisë.
Urimi që tërhoqi më shumë vëmendje në publik, ishte ai i këngëtares Vesa Smolica e cila doli nga shtëpia e BBV3 një javë më parë.
Të trashëgohet çifti – shkruan ajo në Instastory duke e shoqëruar postimin me një foto të momentit kur dyshja po vallëzonin.
Komenti i saj është parë mjaft me dyshim, pasi vetëm disa ditë më parë këngëtarja deklaroi se nuk beson aspak në marrëdhënien mes Romeos dhe Heidit. Sipas saj, Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Kujtojmë se këngëtarja ka thënë:
Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë jashtë. Unë i rrija pranë në ato momente shumë të vështira.”