Hailey Bieber ka rindezur thashethemet për një mosmarrëveshje tjetër me Selena Gomez në një mënyrë të çuditshme pasi ajo postoi një foto të këngës “Jolene” të Beyonce nga albumi i saj i ri, Cowboy Carter.
Selena dhe Hailey janë përfolur prej vitesh për një grindje mes tyre, por në vitin 2023 dyshja i dhanë fund mosmarrëveshjeve, duke mbështetur publikisht njëra-tjetrën në rrjete sociale.
Por tani fansat po spekulojnë se Hailey ka ironizuar Selenën me postimin e këngës së re të Beyonce në Instagram duke shkruar një pasthirrmë dhe një emoji ku duket e acaruar.
Kënga në fjalë ka të bëjë me një grua që flirton me një burrë të martuar.
Një fans shkroi: ‘Obsesioni i Hailey Bieber me Selena Gomez duhet të studiohet…’ ndërsa një tjetër shkruan: ‘Nuk është vetëm Selena në këtë pikë’.
Por kishte edhe nga ata që dolën në mbështetje të Hailey-t duke thënë: “Nuk ka lidhje, Hailey nuk mund të pëlqejë një këngë?”
Në shtator, Gomez foli për “marrëveshjen” e saj me Biebe. Sipas saj, modelja u afrua me të pasi Selena i doli në mbrojtje nga “kërcënimet me vdekje” dhe i kërkoi fansave të saj të ndalonin “urrejtjen dhe ngacmimin”.