Ora e shumëpritur erdhi. Dasma e dytë e improvizuar në BBV po ndodh ku çifti që celebrohet kësaj here janë Romeo dhe Heidi. Juli është banori që po celebron çiftin, i cili lexoi edhe betimet e martesës.
Pas betimeve, ata shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin. Dyshja u duartrokit nga konkurrentët e tjerë duke krijuar kështu një atmosferë të mrekullueshme.
Ata e mbyllën këtë moment emocionues me një puthje në buzë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre.
I ftuar special për të kënduar në dasmën e tyre është miku i Romeos, këngëtari Elgit Doda. Kur çifti nisi kërcimin, Elgit Doda filloi të këndonte por Romeo nuk e kishte parë ende. I emocionuar ai i thotë Heidit:
Ky është Giti.
Në dasmën e improvizuar, nuk munguan as momentet e vërteta dhe prekëse. I tillë ishte edhe momenti kur Romeo kthehet dhe sheh Elgitin. Romeo u emocionua shumë dhe shpërtheu në lot, pasi kishte muaj pa takuar mikun e tij.