“Portale me financim të dyshimtë”, eksperti i kriminalistikës: Ngritja e komisioneve, është për sigurinë kombëtare

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh sot në ABC News se shërbimet informative me kohë kanë ngritur alarmin në lidhje me ndikimin e shteteve të huaja tek disa prej portaleve në Shqipëri. Sipas Karamuços, ngritja e komisioneve është për sigurinë kombëtare.

“Shërbimet tona informative me kohë kanë ngritur alarmin në lidhje me një ndikim që financohet nga këto shtete përmes palëve të treta që bëjnë të mundur për qëndrimin e tyre lajmeve e që duan të zënë vend në shtetet e Evropës.

Ka pasur raporte të cilët kanë adresuar me emra konkretë emrat e portaleve ku dyshohet se përmes financimit porositen lajmet.

Ka pasur një marrëveshje mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit ton të Jashtë, Igli Hasanit në lidhje me këtë subjekt. Është propozuar ngritja e komisionit, për mua është i vonuar, por duhet. Duhet mbikëqyret se kush financon, ku dhe çfarë qëllimi ka. Ky komision duhet të dalë në rekomandime që të pasohet me ligje. Janë mediat në mënyrë të vazhdueshme janë etiketuar në lidhje me financime të huaja, vende jo mike, që cenojnë vendin tonë. Adresojnë çështje të pavërteta për ‘fake news’, për çështje të marrëdhënieve të Shqipërisë me vende nga jashtë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com