Angelina Censori ka hedhur poshtë pretendimet se familja e saj është e shqetësuar për motrën e saj, Bianca Censori për romancën e saj me bashkëshortin Kanye West.
Modelja Angelina thotë se pretendimet janë ‘budallallëqe’ dhe familja e saj e mbështet romancën e tyre.
“Ne të gjithë e mbështesim atë. Ne mbështesim albumin e tij të ri. Ne mbështesim rrobat e tij të reja që po nxjerr”, tha Angelina për Herald Sun.
Angelina e përshkroi motrën e saj si ‘shoqen dhe njeriun e saj më të besueshëm’ dhe këmbëngul se gjithçka është mirë.
‘Të gjitha janë vetëm mashtrime. Thuhej diçka edhe për babin tim këto kohët e fundit. Babai im nuk flet kurrë. Asgjë nuk është e vërtetë’ tha ajo.
Kanye dhe Bianca janë komentuar shumë në rrjet pas daljeve të tyre në publik, ku Bianca shfaqej tepër provokuese. Një burim i brendshëm ka pohuar se reperi po e bën këtë gjë për një arsye.