17 vite bashkë, çifti me tre fëmijë zbulon se janë kushërinj

Një çift i lumtur me 3 fëmijë kanë treguar se si zbuluan se janë kushërinj pas një testi AND-je. Celina dhe Joseph Qionones nga Kolorado kanë qenë së bashku për 17 vjet dhe mësuan se kishin lidhje gjaku vetëm kur bashkëshortja vendosi të gërmonte në pemën e saj familjare.

Nëna e 3 fëmijëve u trondit kur mësoi se Jozefi përveç se bashkëshorti, ishte në fakt edhe kushëriri i saj i afërt. Celina bëri rrëfimin e saj të jetës përmes një vidoeje në TikTok ku zbuloi se çifti ishin më shumë sesa thjeshtë burrë dhe grua.

“U martova me burrin tim në vitin 2006 dhe ne kemi 3 fëmijë së bashku. Tani zbulojmë se jemi këshrinj”, thotë ajo.

Videoja u bë shumë shpejt virale, ndërkohë që shumë njerëz i kanë komentuar që çifti duhet të ndahet. Nga ana tjetër, Celina e përshkroi momentin kur zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin kushërinj si shkatërrues, por shtoi se dashuria është më e fortë se kurrë dhe ka injoruar komentet që sugjerojnë divorcin e çiftit.

“17 vjet me kushëririn tim. Jo, ne nuk e dinim derisa bëmë një test të ADN-së. Ai është ende dhe do të jetë gjithçka ime. Nuk do të lejoj që pak gjak të shkatërrojë atë që kemi krijuar, këtë familje të bukur”, thotë ajo.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com