Në 16 Prill pritet rikonfirmimi i David J.Kostelancik në krye të ambasadës së SHBA-së në Tiranë pas dëgjesës që do të mbahet në Senatin Amerikan. Lajmin e kanë bërë të ditur burime për Klan News.
David J. Kostelancik, i emëruari i presidentit Joe Biden si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, mori më 28 Prill 2023 konfirmimin edhe nga Senati. Mbështetja për të ka qenë unanime. Ai do të jetë pasuesi i ambasadores aktuale Yuri Kim. Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Një tjetër çështje ku tha se do të fokusohet është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si pjesë të strategjisë së shpallur nga Presidenti Biden. Si pikë e tretë ku tha se do të mbështesë punën e tij është forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe përmirësimi i klimës së biznesit.
Kostelancik ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë. Së fundmi shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley. Më herët ka punuar në Hungari, Rusi, Turqi. Në periudhën 92-94 ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.
/a.r