Një video e Bianca Censorit e realizuar para lidhjes së saj me reperin Kanye West po bën xhiron e internetit. Që kur çifti bëri të ditur lidhjen e tyre, askush nuk e ka dëgjuar zërin e stilistes së Yeezy, as në deklarata, as përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk i përdor as rrjetet sociale dhe në daljet e tyre publike thjesht qëndron në heshtje në krah të Kanye West.
Videoja, e cila u postua për herë të parë nga dikush në Reddit, tani është bërë virale edhe në Twitter, dhe komentuesit shprehen se “kjo është hera e parë që dëgjohet zëri i saj”. Madje në klipin e shkurtër fansat e çiftit kanë vënë re edhe theksin e saj, pasi siç ajo vetë tregon vjen nga Melburni i Australisë.
“Unë jam një arkitekte projektuese nga Melburni, Australi. Tani për tani, unë jam duke jetuar në Los Anxhelos dhe jam projektuesja kryesore i Yeezy.”
“Kam pasur kënaqësinë të punoj me stilistë si James Turrell, Valerio Olgiati dhe Vincent Van Dusen. Pasioni im për arkitekturën qëndron tek ndërtimi, konceptimi i idesë së hapësirës së ardhshme dhe eksplorimi i lidhjes së peizazhit natyror me atë që do të ndodhë më vonë”.
Pas kësaj videoje në Twitter kanë vërshuar komentet: “Oh ajo tingëllon normale”, “Është çmenduri që e dëgjoj zërin e saj për herë të parë”.
Fans are losing their minds over this throwback clip of #BiancaCensori, as many are hearing her voice for the very first time! 😱 pic.twitter.com/84lDnqJeyR
— Lil BUKAT 𝕏 (@LilBUKAT) March 28, 2024