Selena Gomez drejt rrugës për t’u bërë një nga njerëzit më të pasur në botë

Selena Gomez ka një pasuri me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë dollarësh. Ajo nuk është thjeshtë një interpretuese por gjithashtu një sipërmarrëse. Ndërmarrjet e saj përfshijnë organizimin e shfaqjeve në ‘Food Network’, prodhimin ekzekutiv të projekteve hit si “Only Murders in the Building” dhe “13 Reasons Why” dhe role në filma të suksesshëm si “Monte Carlo” dhe “Spring Breakers”.

Me pasurinë e saj Gomez po i afrohet më shumë statusit të miliarderes. Ndikimi i Gomez shtrihet përtej argëtimit dhe bukurisë. Si ambasadore e markës për kompani si Puma, Coach dhe Pantene, këngëtarja fiton vlerën më të lartë për postimet e sponsorizuara në mediat sociale, 1.7 milionë dollarë për postim.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop do të luajë Linda Ronstadt në një film biografik të ardhshëm. Këngëtarja dhe ylli i “Only Murders in the Building” postoi në InstaStory një foto të kujtimeve të Ronstadt “Simple Dreams” të vitit 2013 dhe fansat menjëherë nisën të spekulojnë. Biografia muzikore është aktualisht në realizim, me producentë duke përfshirë menaxherin e Ronstadt, John Boylan dhe James Keach, i cili prodhoi dokumentarin e vitit 2019 “Linda Ronstadt: “The Sound of My Voice”.

Deri më tani, asnjë aktor tjetër nuk është shpallur. Ronstadt është një legjendë e muzikës ‘country’, rock ‘n’ roll dhe latine, me albumet e saj të viteve 1970 “Heart Like a Wheel” dhe “Simple Dreams”. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka fituar 11 ‘Grammy’ dhe është nderuar si nga ‘Akademia e Regjistrimit’ ashtu edhe nga ‘Akademia Latine e Regjistrimit’ me çmimet e ‘Arritjes së Jetës’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com