Ambasadori i BE, Gonzato: Kapitali njerëzor është kyç për mirëqenien e Shqipërisë

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Gonzato përsëriti mbështetjen e Bashkimit Evropian në strategjinë për aftësi e punësim të Shqipërisë, dhe përpjekjet e saj për të rritur mundësi të denja dhe të mëdha punësimi për të gjithë.

Ai theksoi se kapitali njerëzor është kyç për mirëqenien e Shqipërisë, ndërsa shtoi se aftësitë që shqiptarët thithit nga një tjetër shtet, duhet të përkthen në të mirë të vendit të tyre.

“Për vitet, BE e ka mbështetur strategjinë për aftësi e punësim të Shqipërisë, dhe përpjekjet e saj  për të rritur mundësi të denja dhe të mëdha punësimi për të gjithë.

E kemi bërë këtë duke çelur mundësi edhe më të mëdha bashkëpunimi mes institucioneve arsimor e të Shqipërisë dhe BE, me ndihmë financiare. Urgjenca e kësaj gjëje, e rëndësishme për ne.

Duhet të bindim njerëzit se mund të përdorin aftësitë e marra diku tjetër për të mirën e Shqipërisë. Kapitali njerëzor është kyç për mirëqenien e Shqipërisë.

Nuk do jetë mjaftueshëm nëse nuk luftojmë këtë ndjesi mosangazhimi, dhe ndjesinë e përjashtimit social, duke nxitur fuqizimin e qytetarëve, grupeve në nevojë, angazhimin qytetar, që është dhe pjesë e tablosë.

Në këtë drejtim përpjekjet e angazhimet që janë pjesë e angazhimit duke respektuar shtetin e së drejtës.

Njerëzit duhet të ndihen sikur ka mundësi t’u qasen mundësive për t’iu dhënë formë të ardhmes së tyre”, tha ai.

Sipas ambasadorit, rritja ekponomike, arsimi dhe formimi profesional, janë kyçe për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike me BE-në.

Rritja ekonomike, po kështu e rëndësishme. Të ofruarit e një arsimi dhe formimi të poasaccëm, motor kryesor i zhvillimit ekonomik, prosperitetit, duke ulur mangësitë në tregun e punës e duke rritur produktivitetin.

Reformat për zhvillimin e kapitalit njerëzor janë kyç për të rritur ekonominë e për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike me BE-në.

Përshpejtimi i kësaj konvergjence është një përparësi kyçe në agjendën e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së dhe në zemër të planit të rritjes që u deklaruar këtu në Tiranë vjeshtën e kaluar”, tha ai.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com