Debate të shumta janë zhvilluar mes kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshit dhe nënkryetarit të PS, Plarent Ndreca. Ky i fundit ka kërkuar disa herë fjalën, por Vokshi i thotë se do flasë pasi t’ia japë ajo fjalën pasi drejton komisionin.
Por sipas Ndrecës, ai është bashkëkryetar dhe komisioni bashkëjetohet, kështu ai mund ta marrë fjalën kur e kërkon.
Ndreca tha se nuk qëndron në komisione ku ‘dhunohet’ procedura e rregullt ligjore.
Debati:
Vokshi: Kur t’ua jap unë fjalën. Se merrni dot pa radhë.
Ndreca: Dua t’iu kujtoj, bazuar në nenin 10 të ligjit, ky komision bashkëdrejtohet, prandaj unë e marr fjalën. Ky komision bashkëdrejtohet. Ju jeni spiker, jeni e para mes të barabartëve.
Vokshi: Ka një kryetar dhe në mungesë të kryetarit drejton zv.kryetari.
Ndreca: Pse e dhunoni fjalën time, a mund ta mbaroj. Mos më ndërprisni. Nëse doni ta vijoni kështu, nuk marr pjesë në këto lloj komisione që shkelin haptazi dhe dhunojnë procedurën e rregullt ligjore.
Vokshi: Nëse detyra juaj është të pengoni punën, më vjen keq nuk do ja dilni.
Ndreca: Ju vijoni me argumente partiak, ky komision është për të thënë një gjë, për të vërtetën. Nuk jemi për të dëgjuar Rithemelimin edhe njëherë në një formë tjetër.
/f.s