E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë Vesa Smolica, ish-banorja e ‘BBV3’.
Ajo ka folur më tepër rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të ndjekur.
Vesa është shprehur se sheh si fitues Romeon dhe Julin, por mëngjesin e sotëm ajo ka thënë se të dy janë në po të njëjtin nivel dhe nuk po bëjnë diçka ndryshe nga banorët e tjerë.
“Të dy i shoh në të njëjtin nivel. Nuk është se njëri bën debat më të fortë se tjetri. Nuk po bëjnë diçka më ndryshe se banorët e tjerë, por dinë ta luajnë protagonizmin më mirë se të tjerët, e kanë atë çelësin.”- ka thënë Vesa.