Mes lotësh, Rike rrëfen historinë e jetës:Babi solli tjetër femër në shtëpi

Gjatë ditës së sotme, Rike dhe Roza kanë zhvilluar një bisedë me njëra-tjetrën ku Rike ka folur për historinë e jetës së saj.

Ajo ka treguar se kur familja e saj është bashkuar me babain në Itali, ky i fundit kishte bërë një jetë të dytë atje. Dhe si pasojë kjo gjë solli shumë zënka mes babait dhe mamit të Rikes e cila ka shpjeguar se ka parë skena të tilla në familje që kanë ‘shkakëtuar’ këtë sjellje ‘agresive’ që Rike ka shpeshherë në shtëpi.

Ajo ka treguar gjithashtu se babai i saj e ka sjellë partneren e tij të re në shtëpi dhe ajo mundohej të zinte vendin e nënës së Rikes.

Babi në Shqipëri humbi jetën. Unë nuk kam pasur kurrë familjen time të gjithë bashkë. Nuk kam një fotografi që të jemi të gjithë bashkë.
Babi im ka ndërruar jetë në duart e mia.
Ka pasur probleme me mushkëritë babi. Te sanatoriumi i Tiranës përballë, ke disa dhoma që jepen me qera. Dhe unë për tre muaj kam ndenjur tek ajo dhoma me qira që të shikoja nga dritarja reanimacionin, që çfarë i bënin e çfarë s’i bënin. Sepse sa herë i afroheshin tek shtrati, unë e shikoja nga xhami dhe merrja direk doktorin duke e pyetur se çfarë po i bënin.
Tre muaj kështu unë dhe mami vetëm. Që sado si është sjellë me ne, ne i kemi ndenjur afër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com