Jashtë Windsor grumbullohen lule dhe letra mbështetëse për Kate Middleton

Mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë po vërshojnë për Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, pas mesazhit të saj që njofton rrugëtimin shëndetësor me kancerin. Turma njerëzish janë mbledhur ndërkohë jashtë kështjellës Windsor, duke lënë lule dhe letra për mbretëreshën e ardhshme të vendit të tyre.

Përshtypje la fakti se edhe lokale donin të tregonin mbështetjen e tyre dhe varën në rrugë flamurin britanik.

Në rrjetet sociale janë me mijëra postime për Kate, ndërkohë që gazetarët jashtë rezidencës së saj mbretërore po transmetojnë vazhdimisht zhvillimet e fundit.

Kate Middleton tronditi botën duke njoftuar se ka kancer në një rrëfim thellësisht personal dhe tronditës. Princesha 42-vjeçare e Uellsit njoftoi në mesazhin e saj se po i nënshtrohet “kimioterapisë parandaluese”, ku sëmundja e saj u diagnostikua pas një operacioni të madh abdominal në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com