Emrat/ Sherr në Durrës: Dy burra konfliktohen fizikisht me punëtorin e një karburanti, përfundojnë në polici

Dy persona H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e një karburanti në lagjen nr. 17/1 të Durrësit.

Ngjarja mendohet të ketë ardhur për motive të dobëta ndërsa personat e përfshirë janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe  H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com