“Sterilizimi”/ Gjykata e lartë refuzon rekursin e Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj për shfyqizimin e arrestit me burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj për ndryshim të masës së sigurisë.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, mbahen në qeli prej gushtit të kaluar në lidhje me hetimet e nisura për koncesionin e Sterilizimit.

Gjykata e Posaçme, caktoi 8 masa sigurimi, mes të cilëve për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin, Ilir Rrapaj, për koncensionin me vlerë rreth 100 milionë dollarë të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Pak dite më parë SPAK mbylli hetimet për këtë dosje./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com