Komisioni Europian ka miratuar planin e reformave të zgjerimit të BE-s. Në plan propozohet që në procesin e miratimit të vendimeve nga Këshilli Europian të kalohet nga vendimet me konsensus në miratimin me shumicë të cilësuar.
Kjo do të mund të pengojë vendete vogla që për interesa vetjake të bëhen pengesë për integrimin e vendeve të reja në Bashkimin Europian.
“Disa shtete anëtare i rezistojnë kalimit nga unanimiteti në votim me shumicë të cilësuar pasi kanë frikë se mund të izolohen nga çështjet me interes strategjik kombëtar. Komisioni beson se është e mundur të largohemi nga procesi i unanimitetit pa vënë në rrezik interesat strategjike të shteteve anëtare. Në një union më të madh, unanimiteti do të jetë edhe më i vështirë për t’u arritur, pasi është një rrezik i shtuar për vendimit që mund të merren pasi do të bllokohen nga një shtet i vetëm anëtar”.
Draft-Konkluzioni i Komisionit Europian Kundër heqjes së të drejtës së vetos në politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit, janë sidomos vendet më të vogla anëtare, të cilat kanë frikë se mund të mbivotohen dhe në këtë mënyrë, nuk do të mund të mbrojnë disa interesa specifike kombëtare.
Në këtë pozicion është Shqipëria që kërcënohet nga vetoja e Greqisë në procesin e anëtarësimit lidhur me çështjen ‘Beleri’. Shembuj të bllokimit të procesit të integrimit të kandidatëve nga vetëm një shtet anëtarë i BE-së sikurse ishte Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut kanë bërë që të rriten kërkesat që së paku në disa raste të hiqet e drejta e vetos.
Po ashtu ky plan do të parandalojë edhe Hungarinë të bllokojë sërish buxhetin financiar. Pas miratimit në Komisionin Evropian për reformat e brendshme të BE-së para zgjerimit do të diskutohet edhe në Këshillin Europian nga vendet anëtare.
/a.r