Të dyja palët denoncuan dhunën, Leka Zogu merr 1 vit urdhër mbrojtjeje

Me vendim të Gjykatës Civile është miratuar sot urdhri i mbrojtjes me 1 vit për Princ Lekën. Ky i fundit kishte denoncuar më herët se ishte dhunuar nga ish-vjehrri dhe ish-gruaja.

Pretendim për “dhunë në familje” pati edhe Elia Zaharia ndaj Princit. Seanca për këtë të fundit, raporton gazetarja Glidona Daci, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes pasi nuk ishin gati të gjitha provat.

Ishte videoskandali i pak kohëve më parë në ‘Oborrin Mbretëror’ i cili ngjalli shumë reagime. Në pamjet që u bënë publike më 6 Mars 2024, shihej Princ Leka që filmonte, ndërsa Elia Zaharia e godiste disa herë duke e akuzuar se ai i kishte dhunuar të atin.

Princ Leka tha në dëshminë e tij ka thënë se shkoi të takonte të bijën 3 vjeçare dhe u sulmua fizikisht nga ish-vjehrri. Ndërsa ky i fundit, Gjergj Zaharia, është shprehur se nuk ka forcë ta godasë një “burrë dy metra”, duke shtuar se ishte Princi ai që e nisi konfrontimin fizik.

Çifti e njoftoi ndarjen në rrjetet sociale rreth dy muaj më parë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com