Ushtria izraelite gjen 3 milionë dollarë në spitalin e Al Shifas, Kanadaja ndërpret ndihmën me armë për Izraelin

Ushtria izraelite vijon të kërkojë prova për të bindur aleatët për sulmin e saj të fundit në spitalin e Al Shifës në Gaza, ku u vranë sipas saj të paktën 80 persona të lidhur me militantët.

Në një njoftim për shtyp të IDF bëhet me dije se në ambientet e brendshme të spitalit janë gjetur 3 milionë dollarë, të cilat mendohet se përdoreshin nga disa drejtues të lartë të Hamasit për të vijuar financimin e luftës.

Ndërkohë, në arenën diplomatike, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaron se Shtetet e Bashkuara prezantuan një projektrezolutë në Këshillin e Sigurisë në OKB i cili kërkon vendosjen e menjëhershëm të armëpushimit në Gaza, në këmbim të lirimit të gjithë pengjeve.

Blinken ka nisur së fundmi një tur në Lindjen e Mesme, me synimin e qartë për t’i dhënë një shtysë bisedimeve për paqe mes Izraelit dhe Gazës. Aktualisht, ndalesa e tij e parë është Arabia Saudite.

Kanadaja nga ana tjetër ka vendosur të ndalojë dërgesat me armë për në Izrael. Sipas Ministrisë së Jashtme, prej 8 janarit, qeveria nuk ka miratuar leje të reja për eksportin e armëve drejt Izraelit dhe kjo gjë do të vijojë deri sa të garantohen kushtet për nxjerrjen e tyre jashtë vendit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com