Vesa flet për Heidin: I dola kundër shtëpisë për atë

Heidi Baci është liderja më e re e shtëpisë së ‘BBV3’, e cila u zgjodh prej publikut në ‘Prime-n’ e mbrëmshëm.

Ajo kishte të drejtë të dërgonte në nominim tre banorë, dhe një prej zgjedhjeve që Heidi bëri ishte dhe Vesa, ku kjo e fundit nuk e ka pritur mirë këtë nominim dhe i është ‘sulur’ Heidit që mbrëmjen e djeshme po ashtu diskutimet kanë vazhduar dhe sot.

Gjatë një bisede të zhvilluar mbrëmjen e sotme me Jetmirin, Vesa është shprehur se i ka dalë gjithmonë kundër shtëpisë duke mbrojtur Heidin, dhe siç duket është e zhgënjyer prej saj.

‘Unë krejt shtëpisë i dola kundër, për të mbrojtur atë, mos ia prishni imazhin, mos bëno kështu mos bëni ashtu, është normale flirti, ka mentalitet italian, s’është rritur me tradita shqiptare etj.’- është shprehur Vesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com