Investimi në ishullin e Sazanit/ Evi Kokalari: Opozita hipokrite, të reagojë ose të mbyllë gojën

Aktivistja Evi Kokalari e cilëson hipokrizi reagimin e opozitës në lidhje me investimin që dhëndri i ish presidentit amerikan, Donald Trump, pritet të bëjë në ishullin e Sazanit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kokalari u shpreh se Sali Berisha dhe Gazment Bardhi nuk duhet të merren seriozisht.

Sipas Kokalarit, Berisha ka heshtur sepse beson se Richard Grenell do të bëhet Sekretari i Shtetit, nëse Trump do të fitojë zgjedhjet presidenciale.

“Është një hipokrizi e gjallë. Kam parë Berishën që vetëm sot u ndje. Nuk ngriti zërin për ishullin e Sazanit, këtu ka një hipokrizi shumë të thellë. Nxjerr Gaz Bardhin dhe të jep mend. Gaz Bardhi duke u ulur në selinë e PD, në të njëjtën seli që i helmoi demokratët në 8 janar. Kjo është një hipokrizi. Nuk dua t’i shikoj më. Është hipokrizi nga koka te këmbët. Nga një anë, ka të drejtë Edi Rama që nuk do t’ia lërë pushtetin, Metës, Berishës, i kam parë vetë me sytë e mi, nuk kam dyshime. Fakti që mund t’i hiqnin “non gratën” Sali Berishës, mund t’ia kishin hequr për një arsye vetëm, ai mund të ishte i korruptuar para 2013, ata duhet të merreshin me korrupsionin e ditës. Po kur erdhi puna te kulla te Pallati i Kulturës, unë hoqa dorë. Kulla është masive, asnjë nuk flet. Të gjithë i rrinë poshtë dritares. Mbyllin gojën sepse besojnë se Grenell do të bëhet sekretar shteti, uroj që të mos bëhet, është në dëm të interesit të amerikanëve. E kam parë, jo për ishullin e Sazanit, ajo është më vete.

Këta ana tjetër, nuk janë as të sofistikuar kur blejnë, janë primitiv. Problemin unë e kam te Serbia dhe te Kosova. Duhet ta verifikoj, Trump paska pasur plan që në vitin 2014 për këto ndërtesa në Serbi. Ka dalë një artikull në shtator 2020, kur Vuçiç ka qenë në Uashington duke firmosur marrëveshjen me Kosovën, ai ka dhënë intervistë dhe ka thënë që ambasadori Grenell ka folur për këto projekte. Kam dy vjet që marr sulmet e dynjasë sepse kam mbrojtur Trump dhe Grenell, dhe shqiptarët e akuzonin që ishte i blerë nga Vuçiç. Kjo është një blerje tjetër. Kur ti varesh nga një projekt nga qeveria, kjo është një formë blerjeje. Kjo është influenca.

Jo vetëm të Kosovës, por edhe të SHBA. Ky është një lloj korrupsioni më vete. Shpresa e shqiptarëve për një qeveri ndryshe në Shqipëri po erdhi Trump, mori fund sepse e bleu Edi Rama. Rama i ka mbyllur gojën Sali Berishës. Edi Rama e di shumë mirë që Grenell këto sanksionet nuk i merr seriozisht. Nuk dua të merrem më që Berisha nuk është i korruptuar, sepse dua prova që Shkëlzen Berisha nuk ka lidhje me atë tipin që po e ndërton. Nga ana tjetër, këto kanë projekt që varet nga Edi Rama. 20-30% e merr qeveria shqiptare, por kjo nuk mjafton.

Ose të fillojnë protestat, ose të mbyllin gojën. Është një hipokrizi, një turp. Unë nuk mund t’i marr këta njerëz seriozisht”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com