Zbulimi i rrjetit të prostitucionit e shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare në Greqi, si arritën vetë prindërit të zbulonin ç’ndodhte: E ndoqa pasi doli nga shtëpia dhe…!

Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga katër tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare.

Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.

Prindërit e shtatë vajzave u detyruan të bëheshin ‘detektivë’ për t’i shpëtuar ato nga rrjeti i tutorëve, të cilët dje ranë në pranga.

Prindërit deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com