Emrat/ Goditi me grusht për vdekje 55-vjeçarin në pikën e internetit në Vlorë, autori dënohet me 3 vite burg

Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut në Vlorë është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.

Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me  3 vite.  Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte akuza e “vrasjes me dashje” por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallën e gjyqit ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

Autori nuk ka qenë i pranishëm në sallë pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore.

Kujtojmë që Rei Meta është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti (Meta).

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur ne gusht te vitit te kaluar, kur viktima dhe 33-vjeçari Rei Meta kanë dalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit, ku ndodhi edhe krimi, për të printuar disa dokumente.

Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre.

Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar.

55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com