“Dikush ta shpëtojë këtë grua”, është komenti që shohim më shpesh në rrjet, në daljet publike të reperit kontrovers Kanye West me të dashurën e tij, Bianca Censori.
Që prej fillimit të lidhjes së tyre, të dy kanë bërë bujë duke u shfaqur në publik me veshje provokuese. Megjithatë shumë shprehin bindjen se pas saj fshihet diçka më e errët.
Kufiri midis popullaritetit dhe shfrytëzimit, mes muzës dhe objektit seksual, duket gjithnjë e më i paqartë
Mes fotove skandaloze në Venecia dhe pamjeve të çuditshme të shfaqura në javët e modës, të dy janë përfolur shumë për shkak të “zhveshjes” së modeles dhe jo reperit.
Ai shfaqet i veshur kokë e këmbë ndërsa partnerja e tij me një mushama transparente dhe asgjë poshtë, e veshur vetëm me geta transparente dhe mban një jastëk për të mbuluar gjoksin e saj dhe më pas mini bikini dhe kostume që i lënë pak imagjinatës, fytyra e mbuluar dhe trupi i ekspozuar.
Para se të bëhej e dashura e West, shumë pak dihej për Bianca Censorin. Dyshimet se reperi ka një kontroll strikt ndaj saj shtohen, teksa modelja nuk është parë kurrë në studio televizive dhe kudo i shohim bashkë.
Në fakt, ka disa shenja që tregojnë se 29-vjeçarja po manipulohet nga reperi. Një prej tyre është fakti se modelja ka mbyllur të gjitha rrjetet e saj sociale.
Shtuar këtu edhe përpjekjet e vazhdueshme të familjarëve të saj për ta mbajtur sa më larg Kanye-s. Ata gjithashtu kanë deklaruar publikisht se reperi kontrovers po e mban nën kontroll psikologjik përmes disa rregullave strikte Bianca-n.
“Kanye ka vendosur një sërë rregullash për Bianca-n, të cilat përfshijnë heshtjen në publik dhe veshja, për të cilën kujdeset gjithmonë reperi”, tha një nga familjarët.